Politike

“Burgojsa do vazhdojë”, Rama tregon çfarë bën në karantinë: Shikoj televizor dhe luaj me Zahon

15 Mars 2020, 12:53 Nga DOSJA
“Burgojsa do vazhdojë”, Rama tregon çfarë bën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim në Facebook, nga shtëpia e tij në Surrel, ka treguar se ‘burgosja’ do të vijojë dhe në ditët në vijim, dhe do ketë masa më shtrënguese kundër përhapjes së COVID-19.  Në reagimin e tij Rama ka treguar se çfarë bën në shtëpi këto ditë, dhe tha se ai fliste me ministrat, shikonte televizor dhe luante me Zahon, e ky i fundit i thoshte të hapte dritaret dhe të lante duart. Rama tregoi se administrata nesër do jetë pushim, pasi u takon pasi Dita e Verës ra të shtunën, ndërsa për ata që kanë punë esenciale do vijojnë jetën normalisht. 

“Si po ja kaloni me sikletin e mos daljes nga shtpëia. Unë po heq keq, por skam ku shkoj. Punoj online me ministrat. Flas me Ogertën. Marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve. Lexoj çfarë shkruan mediat dhe ndjek se cfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër botë. Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, e hap dritaret. Hy dhe në Facebook të shikoj komentet. Më kap sikleti kur kujtoj sa e sa historirash mbylljes dhe vetmie që kanë kaluar njerezit në këto lloj situatash. I them vetes; boll ske për të lëvizur. Pikë! Puna vazhdon. Nësër administrata është pushim, do ishte pushim meqë Dita e Verës ra të shtunën. Kështu që vetëburgosja vazhdon. Vazhdon dhe për ata që nuk kanë detyra esenciale. Të tjërët do të jenë në punë normalisht, siç do të jenë në punë dhe kompanitë që garantojnë hallat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit”, u shpreh Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama izolohet rama ne surrel masat kunder covid 19 rama me zahon edi rama izolohet rama ne surrel masat kunder covid 19 rama me zahon

Sondazh

Poll