Politike

Rama tregon shifrat: Mbi 1000 mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Manastirliut

15 Mars 2020, 12:58 Nga DOSJA
Rama tregon shifrat: Mbi 1000 mjekë dhe infermierë i janë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë me dije se  mbi 100 mijë mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së ministres së Shëndetësië, Ogerta Manastirliu dhe Rekotrit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata. Rama ka thënë se ky është lajm shumë i mirë dhe tregon humanizëm të shqiptarëve.

Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar“, u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri Edi Rama mjekët që tashmë janë në vijën e parë të luftës, do të marrin bonusin prej 1 mijë euro, që nga muaj mars e deri në fund të luftës me koronavirusin. Po ashtu Rama tha se ky bonus do t’u jepet edhe të gjithë vullnetarëve që do të vihen në front kundër koronavirusit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 thirrja per mjeket edi rama masat kunder covid 19 thirrja per mjeket

Sondazh

Poll