Politike

“Papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale”, PD reagon pas shkarkimit te mjekut Ilir Allkja: Rama mori hak se ai ngrit zërin

15 Mars 2020, 12:49 Nga DOSJA
“Papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale”, PD reagon pas

TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se shkarkimi i mjekut është një hakëmarrje e Ramës, pasi ai ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin. Më tej numri 2 i PD shkruan se dënon aktin e shkarkimit të mjekut që ka një përvojë 27-vjeçare dhe u sulmua politikisht dhe personalisht.

REAGIMI I PLOTË

Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale. Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.

Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale. Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht. Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.

Mbrëmjen e djeshme Dosja.al, publikoi ekskluzivisht lajmin për largimin e mjekut nga puna. Allkja është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19, që ka infektuar 38 persona në Shqipëri. Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij të fundit. Ndërkohë mjeku u shpreh se ai nuk kishte denoncuar faktin që spitali s’kishte asnjë veshje, por që mjekët e vishnin vetëm në rastet kur dihej që pacienti ishte me koronavirus, ndërkohë që sipas tij duhet vënë në çdo kohë, pasi nuk i dihet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi ilir allkja masat kunder covid 19 shkarkohet ilir allkja edi rama gazment bardhi ilir allkja masat kunder covid 19 shkarkohet ilir allkja

Sondazh

Poll