Politike

Rama i tregon “dhëmbët” bizneseve: Nëse rrisni çmimet keni gjobë, në rast përsëritje…

15 Mars 2020, 10:08 Nga DOSJA
Rama i tregon “dhëmbët” bizneseve: Nëse rrisni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ushqimoret, farmacitë apo dhe biznese të tjera se nëse do të rrisin çmimet, do të gjobiten.

Rama ka lajmëruar se çdo pikë më shumicë do të dënohet me 5 milionë lekë gjobë për shitjen me shumicë dhe njëqind mijë për shitjen me pakicë. Ndërsa në rast përsëritjeje, subjektit do t’i mbyllet veprimtaria për 6 muaj.

Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj,”-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll