Politike

Besa Shahini falënderon mësuesit: 75% e nxënësve i kanë marrë detyrat, na pret edhe një javë e vështirë

15 Mars 2020, 10:23 Nga DOSJA
Besa Shahini falënderon mësuesit: 75% e nxënësve i kanë

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Besa Shahini ka deklaruar se 75% e nxënësve kanë pasur komunikim me mësuesit dhe kanë marrë edhe detyrat që duhet të bëjnë. Ministrja falënderoi mësuesit për punën e tyre dhe tha se i pret edhe një javë e vështirë.

“Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime për punën e mirë që keni bërë me nxënësit tuaj gjatë kësaj jave. E di që nuk është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë tek ekrani i kompjurerit, por ju e bërë pa u ankuar fare. 75% e nxënësve kanë pasur komunikim me mësuesit, kanë marrë instruksionet nga ju për detyrat që duhet të bëjnë gjatë dy javëve. Duhet të bëjmë përpjekje që të përfshijmë sa më shumë nxënës  në komunikim direkt me mësuesit. Na pret një javë tjetër e vështirë se do të punojnë në kushte shtëpi, por do ja dalim “, u shpreh ministrja.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronavirusi ne shqiperi besa shahini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll