Politike

COVID-19/ Rama: Nga e marta “shtet-rrethim” në të gjithë Shqipërinë, edhe vendet më të zhvilluara janë kapur gafil

15 Mars 2020, 13:10 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama: Nga e marta “shtet-rrethim” në të

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se që nga marta perimetri ‘blinduar’ do të njësohet me kufirin e Republikës së Shqipërisë, pra i gjithë  vendi do të jetë në shtet-rrethim.

“Reagimi juaj i mbarë popullit ka qenë fantastik deri tani, menjithëse fillimi i mbarë është gjysma e punës, në këtë rast jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj çdo ditë duhet t’a përjetojmë si një fillim të ri, nga e para, çdo ditë luftë me veten dhe me zakonet e forta të përditshmërisë tonë. Ne, qeveria e kam fjalën po punojmë me të gjitha forcat që të llogarisimin çdo hap, të përgatisim çdo skenar, të jemi në gati në çdo situatë dhe të kemi gati edhe rikthimin në jetën normale, sapo lufta të mbarojë. Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre të kenë vështirësi të paparashikuara për masat e marra. Nuk i parashikojmë të gjitha në çdo detaj, në këtë luftë me shumë të panjohura, ku vendet më të fuqishme të botës janë kapur gafil. Të gjithë po ndryshojnë qasjet çdo ditë dhe po bëjnë gjërat që ne i kemi bërë tani. Të martën ‘perimetri’ blinduar do të njësohet me kufirin e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria javën tjetër do të jetë siç ishin Tirana dhe Durrësi këtë javë që kaluam”, u shpreh Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll