Politike

COVID-19/ Braçe thirrje shqiptarëve: Mos u puthni, e di që është e vështirë të ndryshoni zakonet, por…. (VD)

15 Mars 2020, 11:46 Nga DOSJA
COVID-19/ Braçe thirrje shqiptarëve: Mos u puthni, e di që

Tiranë– Zv/ kryeministri Erion Braçe iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të zbatojnë rregullat që të mos përhapet koronavirusi në vendin tonë. Braçe në një postim në Intagram iu bën apel shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos puthen nga 3 herë nëpër faqe.

“MIREMENGJES! ESHTE DITE E GJATE PERSERI; MOS HARRONI: MBANI DISTANCE NGA CILIDO QE KENI PERBALLE! MOS TAKONI DUART, MOS U PERQAFONI, MOS U PUTHNI NGA TRE HERE NE FAQE! Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni! E di qe eshte e veshtire te ndryshoni zakonet tona 200 vjecare, por duhet bere dhe duhet bere tani! Improvizoni si ne video nese su rrihet pa takuar njerez; Mbani distance si ne foto nga cilido tjeter; Rrini ne shtepi, jeni fare te sigurt aty!”, shprehet ai. Braçe ka publikuan edhe një video, të futbollistit Ronaldo, i cili mban distancë. 

 

 

 

MIREMENGJES! ESHTE DITE E GJATE PERSERI; MOS HARRONI: MBANI DISTANCE NGA CILIDO QE KENI PERBALLE! MOS TAKONI DUART, MOS U PERQAFONI, MOS U PUTHNI NGA TRE HERE NE FAQE! Rrezikoni veten, tjetrin, familjen e komunitetin ku jetoni! E di qe eshte e veshtire te ndryshoni zakonet tona 200 vjecare, por duhet bere dhe duhet bere tani! Improvizoni si ne video nese su rrihet pa takuar njerez; Mbani distance si ne foto nga cilido tjeter; Rrini ne shtepi, jeni fare te sigurt aty!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace koronavirusi në vendin tonë erion brace koronavirusi në vendin tonë

Sondazh

Poll