FactcheckPolitike

FOTO-LAJM/ Edi Rama përvetëson përkrenaren e Skënderbeut, dhurata për Kryeministrinë, e gjitha prej ari përfundon në shtëpinë e tij në Surrel, ç’tha kur e mori: S’është e imja…

Përkrenarja që shihni në këtë foto, iu dhurua shtetit shqiptar, më saktë Kryeministrisë 2 vite më parë, më 27 nëntor 2018, kur në Sallën e Hartave në Kryeministri u prezantua një hartë e rrallë e shekullit të XV-që ku flitej për Skënderbeun.
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Edi Rama përvetëson përkrenaren e Skënderbeut, dhurata për Kryeministrinë, e gjitha prej ari përfundon në shtëpinë e tij në Surrel, ç’tha kur e mori: S’është e imja… Edi Rama dhe perkrenarja e Skenderbeut, e gjitha ne flori

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një video-mesazh live ku ka njoftuar për më të rejat në luftën kundër përhapjes së COVID-19. Siç ka njoftuar edhe vetë më herët, i pari i qeverisë është vetë-karantizuar në shtëpinë e tij në Surrel, ku bën joga dhe mban agjërim. Por, ajo që na tërhoqi vëmendjen ne të Dosja.al është kjo pamje pas shpinës së kryeministrit. Bëhet fjalë për “Përkrenaren e Skënderbeut”, një objekt i shtrenjtë që qëndron për dekor në vilën kryeministrore. Përkrenarja që shihni në këtë foto, iu dhurua shtetit shqiptar, më saktë Kryeministrisë 2 vite më parë, më 27 nëntor 2018, kur në Sallën e Hartave në Kryeministri u prezantua një hartë e rrallë e shekullit të XV-që ku flitej për Skënderbeun.

Edi Rama ne 27 nentor 2018

Argjendari Pirro i dhuroi përkrenaren e gjitha në flori, kryeministrisë. Rama e siguroi autorin e përkrenares, Argjendarin Pirro, se dhurata e tij për Kryeministrinë nuk do të zhduket siç ndodhte më parë, por do të inventarizohet dhe do t’i mbetet trashëgimi godinës.

Rama sot

““Argjendari i famshëm Pirro, i cili na ka njoftuar se këtë përkrenare, kurorë të mbarë shqiptarisë, ia dhuron Kryeministrisë. Duke e njohur jo vetëm unë por fatkeqësisht të gjithë historinë e dhuratave që i janë bërë kësaj godine dhe godinave të tjera, dhe nuk dihet ku kanë përfunduar, dëshiroj ta qetësoj autorin e kësaj përkrenare që ajo të humbasë. Ne kemi iniciuar një traditë normale të mësuar nga vende të cilav e u kemi zili hiret e mirësjelljes me veten, dhe të gjitha dhuratat inventarizohen dhe asnjë dhuratë që vjen e më dorëzohet mua nuk është e imja.”-thoshte vetë Rama asokohe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por tanimë, përkrenarja ka përfunduar në shtëpinë e tij në Surrel, për arsye që nuk dihen. Me gjasë, kryeministri ka patur frikë se përkrenarja e shtrenjtë do të humbiste në këto kohë koronavirusi, prandaj e ka marrë atë me vete në shtëpi, pasi me të është më e sigurtë sesa në institucionet e shtetit. Mundësia e dytë, është që kryeministri të jetë dashuruar me prodhimin e parë të Argjendari Pirros, dhe të ketë realizuar edhe një të dytë për veten. Mbetemi në dilemë derisa të mësojmë të vërtetën…

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “FOTO-LAJM/ Edi Rama përvetëson përkrenaren e Skënderbeut, dhurata për Kryeministrinë, e gjitha prej ari përfundon në shtëpinë e tij në Surrel, ç’tha kur e mori: S’është e imja…

  1. Hajdut ordiner. O krye hajdut, o moster, o njeri i pacipe. O zhuls qe ndyve gjithe Shqiperine.

Shto Koment