Aktualitet

“Dilni në ballkone e dritare, duatrokisni personelin mjekësor në orën 17:30”, Rama mbështet nismën por ‘harron’ se

14 Mars 2020, 16:11 Nga DOSJA

TIRANË– Sot, në orën 17:30 të gjitha familjet në Tiranë dhe kudo janë ftuar që të dalin në dritare apo ballkone dhe të duartrokasin infermierët dhe personelin mjekësor, për kontributin që kanë dhënë e po japin gjatë kohës së Covid-19. Thirrjen e ka bërë emisioni “Hipokrati”, në Top-Channel.

“Emisioni “Hipokrati” në Top Channel, fton të gjithë familjet në Tirane e kudo, në orën 17:30, të dalin të gjithë nëpër ballkonet e tyre dhe të përshëndesim me duartrokitje për 15 minuta mjekët dhe infermierët që gjenden në vijën e parë të frontit kundër armikut të përbashkët me emrin e pështirë: koronavirus,”– shkruhet në foto, të cilën e ka publikuar edhe vetë kryeministri Edi Rama.

“Një nisëm e bukur,”- shkruan Rama krahas fotos duke bërë një gabim në fjalën ‘nismë’, e cila nuk shkruhet ‘nisëm’, por ‘nismë’.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...