Aktualitet

Ministria njoftim me rëndësi për kompanitë e transportit ndërkombëtar të mallrave: Dorëzoni emrat e drejtuesve të autom

14 Mars 2020, 15:05 Nga DOSJA
Ministria njoftim me rëndësi për kompanitë e transportit

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një njoftim u bën thirrje të gjithë kompanive të transportit që bredna ditës së tome duhet të dorëzojnë listen me emrat e drejtuesve të automjeteve të cilët do të kryejnë transportin ndërkombëtar.

Sipas njoftimin ministria bën me dije se kjo është një listë për të identifikuar të gjithë personat në mënyrë që gjatë qarkullimit drejtuesit të mos kenë asnjë problem. “Kjo listë duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtare”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton kompanitë e transportit ndërkombëtar të mallrave se duhet të dorëzojnë brenda ditës së sotme, 14 Mars 2020, listën me emrat e drejtuesve të automjeteve të cilët do të kryejnë transportin ndërkombëtar. Në kuadër të organizmit të transportit ndërkombëtar të mallrave, si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave që brenda ditës së sotme, 14.03.2020, ora 23:00 të dorëzojnë në adresën e email [email protected], listën e drejtuesve të automjeteve, të cilët kryejnë transport ndërkombëtar.

Kjo listë duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtare. Nga ana e autoriteteve do të lejohen të qarkullojnë vetëm kompanitë të cilat do të dërgojnë emrat e drejtuesve të tyre. Në fillim të javës, MIE njoftoi pezullimin e transportit të pasagjerëve me Italinë, por bëri të ditur se transporti i mallrave nuk do te prekej nga masat shtrënguese në kuadër të emergjencës së Coronavirusit. Me masat e marra nga Qeveria për pezullimin e lëvizjes së automjeteve, kompanitë e transportit të mallrave do të duhet të regjistrojnë drejtuesit e mjeteve për të mundësuar vijimin e punës se tyre.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e infrastruktures dhe energjise belinda balluku koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e infrastruktures dhe energjise

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...