Aktualitet

A është alergji, grip apo koronavirus? Dallimet mes simptomave

14 Mars 2020, 15:21 Nga DOSJA
A është alergji, grip apo koronavirus? Dallimet mes simptomave

TIRANË– Koronavirusi ka infektuar më shumë se 100,000 njerëz në të gjithë botën. Me të gjitha lajmet për anulimet e ngjarjeve, pezullimin e fluturimeve dhe masave paraprake shëndetësore (lani duart!), është e natyrshme që njerëzit mund të shqetësohen pak, sa herë që ndiejnë një problem në fyt, kollë ose teshtimë.

Por koronavirusi është sigurisht diçka që duhet të merret seriozisht, prandaj dhe  shanset që çdo individ ta marrë atë janë ende të ulta. Por nëse jeni duke pyetur veten nëse rrufa është një shenjë e keqe, CNN bisedoi me Dr. Greg Poland, një profesor i mjekësisë dhe sëmundjeve infektive në Klinikën Mayo, për ndryshimet mes alergjisë tipike, simptomave të ftohjes dhe gripit, dhe atyre që lidhen me koronavirusin.

Sy të lodhur? Sekrecione në hundë? Ju ndoshta keni alergji – ose janë shenjat e para të ftohjes.

Çështja me alergjitë sezonale është se ato ndikojnë në hundë dhe sy, dhe shumica e simptomave janë të lokalizuara në kokë, përjashtuar ndonjë skuqje që mund të keni.”- thotë Greg Poland.

 Simptomat e koronavirusit dhe gripit kanë tendencë të jenë më sistematike.

Kjo është kur ato ndikojnë në të gjithë trupin.

Gripi dhe koronavirusi kinez, ndikojnë në sistemet e tjera dhe sistemin e frymëmarrjes. Ju me siguri nuk do të keni skuqje të hundës, por ajo që mund të keni është një dhimbje e fytit, kollë, ethe apo gulçim. Pra, është një diagnozë klinike krejtësisht e ndryshme. Kushtojini vëmendje temperaturës së trupit.”- thotë Poland.

Ndër të tjera ai thotë se nuk ka shumë mundësi që alergjitë të sjellin ethe. Zakonisht nuk shkaktojnë gulçim, përveç nëse keni një gjendje ekzistuese si astma.

Simptomat e alergjisë ndodhin rregullisht, dhe zakonisht janë të lehta.

Ai shpjegon se nëse keni pasur të njëjtat simptoma rreth së njëjtës kohë, vit pas viti, me siguri po përjetoni alergji sezonale. Në atë rast, marrja e ilaçeve kundër alergjisë  dhe masat e tjera të rregullta shëndetësore do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Simptomat e koronavirusit dhe gripit

“Nëse keni një rast akut të koronavirusit ose gripit, do të ndiheni kaq të lodhur, kaq të paaftë, dhe dëshira e vetme është të shtriheni në shtrat. Alergjia mund të bëjë që të ndjeheni të lodhur, por nuk do të shkaktojnë dhimbje të forta të muskujve ose kyçeve të duarëve e të këmbëve.

Simptomat e ftohjes dhe  gripit të zakonshëm

Nëse do të keni gripin e zakonshëm do të filloni të ndiheni keq disa ditësh (përveç nëse jeni të moshuar ose keni kushte të tjera shëndetësore, në këtë rast edhe sëmundjet e lehta mund të zgjasin më shumë).

Simptomat koronavirusit dhe të gripit mund të përkeqësohen me kalimin e kohës.

Nëse keni një rast të keq të gripit ose koronavirusit, mund të përkeqësoheni atëherë kur ju prisni të përmirësoheni. Kjo është një shenjë e sigurt për të kërkuar kujdes mjekësor.

Simptomat e hershme të alergjive, të të ftohtit, gripit dhe koronavirusit mund të jenë të ngjashme.

Fatkeqësisht, mjeku thotë se fazat fillestare të ftohjes, gripit dhe koronavirusit mund të jenë shumë të ngjashme, dhe disa raste të koronavirusit dhe gripit mund të jenë aq të lehta sa nuk krijojnë gjendje të rëndë tek pacienti. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni vëmendje për të parë nëse simptomat tuaja vijojnë, veçanërisht nëse jeni në një grup të gjerë, rreziku shtohet edhe më shumë.

Ne jemi të shqetësuar për njerëzit e moshuar, njerëzit me astmë ose sëmundje të tjera të mushkërive, njerëzit me sëmundje të zemrës ose diabeti, dhe gjithashtu gratë shtatzëna,” thotë mejku.

Rastet e koronavirusit zakonisht nisin me një sërë pyetjesh nga mjeku për të kuptuar nëse jeni vërtet të prekur apo jo.

A keni udhëtuar kohët e fundit, dhe nëse po, ku?

A keni pasur një person në shtëpinë tuaj që ka udhëtuar? Ku shkuan?

A keni pasur ndonjë person në shtëpinë tuaj nga zona ku ka shpërthyer virusi?

A keni qenë në një anije lundrimi?

A jetoni afër një zone ku ka shpërthyer virusi?

Mund të tingëllojë e ashpër, por disponueshmëria aktuale e testimit, trajtimit dhe reagimit të duhur ndaj virusit është e domosdoshme.

Nëse shqetësoheni, telefononi mjekun tuaj. Përshkruajini atij simptomat tuaja dhe ata do të marrin një vendim.”- shprehet mjeku.

Po, koronavirusi mund të ketë një shkallë relativisht më të lartë të vdekjes, por mjeku gjithashtu tregon sa më shumë njerëz të infektuar të regjistrohen, aq më shumë të ngjarë ka që infeksioni të përhapet tek të tjerët.

Ndërsa marrja e masave paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është e rëndësishme.

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greg poland koronavirusi greg poland koronavirusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...