Aktualitet

Koronavirusi boshatis Rrugën e Kombit, makinat që lëvizin numërohen me gishtat e dorës

14 Mars 2020, 15:55 Nga DOSJA
Koronavirusi boshatis Rrugën e Kombit, makinat që lëvizin

KUKËS- Koronavirusi ka paralizuar lëvizjen në të gjithë Shqipërinë dhe rrugët që lidhin qytetet me njëra-tjetrën janë thuajse bosh. Kufizime të lëvizjes nuk i ka shpëtuar as rruga e Kombit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

Por pas mbylljes së kufirit mes dy vendeve si një masë parandaluese kundër COVID-19, kjo masë ka boshatisur rrugën. Dosja.al ka siguruar një video, ku makiant që lëvizin janë vetëm ato që kanë një autorizim përkatës.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rruga e kombit koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rruga e kombit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...