Sapo ishte kthyer nga Italia dhe kishte temperaturë të lartë, pacienti me covid-19 kërkoi “live” me insistim të bënte
14 Mars 2020, 13:19Nga DOSJA
Dy ditë më parë në emisionin Open, gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni ndërsa raportonte live, një qytetar që po intervistohej prej saj denoncoi se miku i tij mund të ishte i infektuar me covid-19.
Qytetari me insistim kërkonte prezencën e mjekëve për ta verifikuar këtë pasi megjithëse i kishin telefonuar disa herë 127-ës nuk kishin marrë përgjigje dhe as mjeku nuk kishte shkuar në shtëpi, pavarësisht se siç qytetari tregoi në Open miku i tij kishte ditë me temperaturë të lartë.
Top Channel e ndoqi rastin deri në fund, ku pas komunikimit me shefin e emergjencës Kombëtarë Skëndër Brataj, mjekët shkuan të verifikonin rastin në fjalë.
Sot në edicionin informativ maratonë në Top Channel, gazetarja Sidorela Gjoni konfirmoi se miku i qytetarit kishte rezultuar pozitiv me covid-19, por gjendja e tij është e mirë.
Ndërsa miku i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë të covid-19, por megjithatë ai është vetë izoluar për çdo rast.
BULQIZË– Shqipëria është “izoluar” si shkak i koronavirusit dhe rrugët kudo janë boshatisur. Ndërkohë që të rrallë janë njerëzit që dalin nga shtëpia vet...
TIRANE- Gruaja e prekur nga COVID-19 në Fier është një 61-vjeçare nga ky qytet, me një itinerar të pasur lëvizjesh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...
TIRANË-Shqipëria është prekur nga koronavirus dhe masat e marra nga kryeministri Edi Rama për mos përhapjen e virusit ka bërë që Tirana dhe qytete të tjera...
TIRANË– Një urim për festën e Ditës së Verës ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.Në urimin e saj, Ambasada u kërkon edhe njëherë qytetarëve q...
TIRANE- Një tjetër person i dyshuar me koronavirus është dërguar në repartin Infektiv të QSUT-së në Tiranë. Bëhet fjalë për një burrë, ndërsa aktualisht nuk ka ...
BRITANI– Koronavirusi po vret me mijëra njerëz nëpër botë, ndërkohë që një prej rregullave kryesore për të ndihmuar në shmangien e virusit është larja e duarve ...
TIRANE– Mjeku Gëzim Xhepa, i adreson disa pyetje “Task-Forcës” së ngritur nga qeveria për të përballuar përhapjen e COVID-19. Në një postim në rrjete sociale, m...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka shpërndarë një mesazh për të gjithë qytetarët në një kohë që koronavirusi në vend ka prekur 38 persona dhe ka shkaktuar një...
TIRANË- Kompania “AlbaCall” përgenjeshtron artikullin e botuar më datë 10 mars 2020 në Dosja.al, referuar denoncimit të një punonjësi të kësaj kompanie, se...
PEQIN– Një i dënuar 66-vjeçar, i identifikuar si Riza Boni ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit, ku edhe po vuante dënimin për vrasje. Ende nuk dihet se ...