Aktualitet

Sot dita e Bilogjisë, mësoni oraret e leksioneve që do të shfaqen në ekranin e RTSh-së, cilat mësuese do t’i prezan

14 Mars 2020, 15:24 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar oraret dhe lëndët që nxënësit do të mund të ndjekin ditën e sotme në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Në një status në Facebook, Shahini shkruan se nga ora 18:00-19:30 do të transmetohen leksionet e biologjisë nga mësueset: Klotilda Jaupi (klasa 6 dhe 7), Kozeta Krimce (klasa 8 dhe 9) dhe Mirela Bega (klasa 10-12).

RTSH Shkollë, sot, ora 18:00-19:30 do të transmetohen këto leksione të biologjisë nga mësueset: Klotilda Jaupi (klasa 6 dhe 7), Kozeta Krimce (klasa 8 dhe 9) dhe Mirela Bega (klasa 10-12). Pas orës 19:30, leksionet i gjeni në kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë,”- shkruan Shahini krahas fotos me emrat e leksioneve.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi ne shqiperi leksionet ne rtsh plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi besa shahini koronavirusi ne shqiperi leksionet ne rtsh plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...