Aktualitet

Policia blindon Liqenin Artificial dhe parkun, ndalon lëvizjen e qytetarëve me këmbë apo biçikletë

14 Mars 2020, 14:52 Nga DOSJA
Policia blindon Liqenin Artificial dhe parkun, ndalon lëvizjen e

TIRANË– Policia e Shtetit ka ngritur postbllok për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve nën zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Siç shihet edhe në foto, efektivët e maskuar qëndrojnë në hyrje të Parkut të Madh dhe ndalojnë lëvizjen e qytetarëve.

Masat janë shtuar ditën e sotme, pasi 14 marsi shënon edhe Ditën e Verës, ditë që në një kohë normale qytetarët dalin nga Liqeni Artificial, ua dedikojnë kohën ëmbëlsirave dhe festës. Edhe vetë kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi liqeni artificial plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi liqeni artificial plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...