Aktualitet

Autorititeti i Kokunrrencës thirrje qytetarëve: Nëse shikoni rritje çmimesh, na nisni faturën në këtë adresë

14 Mars 2020, 14:35 Nga DOSJA
Autorititeti i Kokunrrencës thirrje qytetarëve: Nëse shikoni

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rritjen abuzive të çmimeve të produkteve të ndryshme. Thirrja e këtij institucioni bëhet pasi shumë konsumatorë janë ankuar se kohët e fundit janë rritur çmimet e maskave, dezninfektatëve dhe produkteve të ndryshme në farmaci e markete. Po ashtu qytetarëve u është vënë në dispozicion dhe një adresë ku mund të dërgojnë të gjitha shqetësimet e tyre dhe faturat ku shihen rritjet e çimeve.

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike si ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.

Konkurrenca i bën thirrje qytetarëve se nëse disponojnë fatura ose prova të tjera janë të dërgojnë në adresën zyrtare [email protected] faturat ose prova të tjera. Gjithashtu për shkak të COVID-19 Autorieti I Konkurrencës njofton se mbledhjet e Komisionit të Konkurrencës dhe seancat dëgjimore të planifikuara gjatë periudhës 17 mars – 31 mars do të shtyhen për në muajin prill”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurrences masat kunder covid 19 rritja e çmimeve autoriteti i konkurrences masat kunder covid 19 rritja e çmimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...