Aktualitet

14 Mars 2020, 13:51 Nga DOSJA

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19 dhe ka siguruar numrat e tyre të telefonit.

Një operatore e Policisë, i telefonon për t’i lajmëruar se duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, ndryshe do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Policia ka sjellë me video edhe një rast sesi punonjësja merr në telefon dhe lajmëron të sapokthyerit.

“Alo! Keni hyrë në datën 6 mars, duhet të karantinoheni për 14 ditë, ndryshe mbani përgjegjësi ligjore. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj,”-flet operatorja. 


Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit

Sondazh

Poll