Aktualitet

Për shtresat e varfra nuk ka qëndrim në shtëpi, kryefamiljari nga Bulqiza: Po punoj për një cop bukë

14 Mars 2020, 12:54 Nga DOSJA
Për shtresat e varfra nuk ka qëndrim në shtëpi,

BULQIZË– Shqipëria është “izoluar”  si shkak i koronavirusit dhe rrugët kudo janë boshatisur. Ndërkohë që të rrallë janë njerëzit  që dalin nga shtëpia vetëm për ilaçe dhe  ushqime, ka edhe njerëz që duhet  të punojnë për të ushqyer familjen.

Qëndrimi në shtëpi me urdhër të qeverisë shqiptare nuk është zbatuar nga Sabit Koda, një qytetar nga Bulqiza i cili është shprehur se përveç mbledhjes së kanoçeve nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar ushqimin.

Sabiti thotë mbledhja e kanoçeve në pikën e mbeturinave në Qafën e Buallit është pika e vetme e punës për të që i siguron atij bukën e ditës.


Ai ka thënë se është i informuar për koronavirusin por nuk mund të qëndrojë në shtëpi, pasi s’ka me çfarë të ushqehet.

“E siguroj bukën e gojës nga kanoçet, për një cop bukë po punoj“-është shprehur ai.

Ndërkohë akoma nuk ka një vendim nga qeveria në këtë kohë të vështirë, se çfarë mund të bëhet me shtresat në nevojë që të përballojnë këtë situatë, duke qenë se izolimi në shtëpi për ta është i pamundur, për shkak se nuk kanë asnjë burim tjetër të ardhurash.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi sabit koda koronavirusi ne shqiperi sabit koda

Sondazh

Poll