Aktualitet

Zona e KUQE e Fierit/ Gruaja e prekur, shitëse dyqani ushqimesh, gënjeu mjekët e infermierët… izolohen 18 vetë nga stafi

14 Mars 2020, 12:31 Nga DOSJA
Zona e KUQE e Fierit/ Gruaja e prekur, shitëse dyqani ushqimesh,

TIRANE- Gruaja e prekur nga COVID-19 në Fier është një 61-vjeçare nga ky qytet, me një itinerar të pasur lëvizjesh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gruaja është kthyer në datën 6 mars nga Italia.

Shitëse në dyqanin e saj të lagjes, gruaja ka patur probleme me frymëmarrjen dhe është shtruar disa ditë më parë.  Pasi e kanë parë që kishte probleme me pulmonaren, mjekët e kanë pyetur nëse ka qenë në Itali, por gruaja e ka mohuar këtë fakt.

Gjatë kësaj kohe ajo ka patur kontakte të lirshme me stafin po edhe me pacientë të tjerë, dhe të afërm. Ditën e djeshme, rezultati i analizave ka treguar se ajo ishte e prekur nga COVID-19, duke e nisur me urgjencë për në Tiranë. Tashmë në karantinë janë futur gjithë stafi mjekësor që i ka shërbyer prej 18 mjekë dhe infermierë.

Lajmi u konfirmua edhe nga institucionet.  Albana Fico, drejtore e IShP bëri me dije sot se stafi mjekësor i spitalit të Fierit, i cili i ka shërbyer pacientes për sa kohë që ajo ka qenë e shtruar në këtë qytet, është vetëkarantinuar. E pyetur në konferencën për shtyp sot nëse ka mjekë e infermierë të vetëkarantinuar në Fier, Fico tha:

Po ka, personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital“.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll