Aktualitet

Ambasada Amerikane uron festën e Ditës së Verës: Kjo periudhë e vështirë të kalojë…

14 Mars 2020, 12:01 Nga DOSJA
Ambasada Amerikane uron festën e Ditës së Verës: Kjo

TIRANË– Një urim për festën e Ditës së Verës ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Në urimin e saj, Ambasada u kërkon edhe njëherë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë pasi e gjithë periudha e koronavirusit do të kalojë.

“Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura”, shkruan ambasada Amerikane.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane dita e veres koronavirusi ne shqiperi ambasada amerikane dita e veres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll