Politike

Edi Rama zgjedh Marina Vjollcën të ndërgjegjësojë për koronavirusin, moderatorja veshur me të zeza përsërit rregullat:

14 Mars 2020, 12:08 Nga DOSJA
Edi Rama zgjedh Marina Vjollcën të ndërgjegjësojë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë edhe njëherë këshillat e shpërndara nga OBSH-ja për parandalimin e koronavirusit në vend.

Këtë herë Rama ka zgjedhur, moderatoren Marina Vjollca për të dhënë këshillat, që konsistojnë në larjen e duartve dhe ruajtjen e të moshurave nga infektimi.

Të gjithë së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Koronavirusi është sfidë e mbarë botës,”-thotë ndër të tjera moderatorja e njohur.

Kohët e fundit kryeministrit Edi Rama ka shpërndarë vazhdimisht video të personazheve publikë që përsërisin këshillat të OBSH-së, duke theksuar në çdo postim se nuk ka nevojë për frikë por për kujdes.

 

 

? Mesazhi i Marina Vjollcës ? FRIKË JO, KUJDES PO! Faleminderit për këtë kontribut?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

 

POSTIMI:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi marina vjollca edi rama koronavirusi ne shqiperi marina vjollca

Sondazh

Poll