Politike

MASAT/ Rama shtrëngon akoma më shumë ‘rripin’: Shoferët pa leje të posaçme do iu hiqet patenta për 3 vjet, nga nesër

14 Mars 2020, 09:25 Nga DOSJA
MASAT/ Rama shtrëngon akoma më shumë ‘rripin’:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëristur edhe njëherë të gjitha masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Rama tha se të gjithë ata që lëvizin me mjet pas pasur asnjë arsye pune, do t’i hiqet patenta për 3 vite dhe menjëherë do t’u sekuesterohet makina.

Kreu i qeverisë, bëri edhe një paralajmërim për të gjitha kompanitë prodhuese, të cilave u kërkoi të sigurojnë autobusët e transportit për punonjësit dhe të kenë standartet e sigurisë kundër përhapjes së pandemisë përndryshe do të përballen me sanksione të rënda.

Numri një i maxhorancës nuk la pa përmendur as lokalet dhe ambientet e tjera të mbyllura publike që grubullojnë njerëz. Ao të mbyllen nga dita e nesërme dhe gjithçka do të fillojë nga Tirana dhe Durrësi në orën 6 të mëngjesit, për të vazhduar më pas në të gjithë Shqipërinë.

POSTIMI I PLOTË:

“TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN: [email protected] DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT: 0694122223 dhe 0694122224 ? TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA ? NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË ? LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT! ? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiper plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiper plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll