Politike

Ndalohet qarkullimi/ Rama njofton masat: Nga e diela, shtet-rrethim e gjithë Shqipëria Perëndimore, mediat do të ndërpresin

13 Mars 2020, 19:51 Nga DOSJA
Ndalohet qarkullimi/ Rama njofton masat: Nga e diela, shtet-rrethim e

TIRANË- Nga e diela edhe Fieri, Vlora, Lezha, Elbasani do të jenë po aq të kufizuara në lëvizje si Tirana dhe Durrësi. Në një komunikim të darkës së të premtes, kryeministri Edi Rama bëri me dije se lokalet dhe objektet e shërbimit do të mbyllen njësoj si në këtë perimetër, duke e zgjeruar karantinën e vendeve të prekura. Qarkullimi do të ndalohet në Vlorë-Fier-Lushnjë, Shkodër-Lezhë, Elbasan-Korçë.

“Kudo do të mbyllen lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas të njëjtave kategori si në Tiranë e Durrës. Nga e diela, ora 06:00 do të ndalojë qarkullimi nacional Vlorë-Fier, Lezhë-Durrës, Elbasan-Korçë. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet për këto qytete për autobusë dhe mjete private. Do të qarkullojnë vetëm mjetet e lejuara.”-tha Rama. 

Për autoritetet shtetërore dhe kompanitë, kryeministri pati një sqarim. Shteti që nuk arrin të punojë online do të akreditohet, e po ashtu edhe privati, do të sigurojë transportin për punonjësit.  “Nga ana tjetër, të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë në listën e aktiviteteve të ndaluara të marrin masa që të hënën të sigurojnë transportin për punonjësin e tyre, me autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit, po ashtu, të gjithë punonjësit e Adminsitratës, Zaho, të lutem Zaho, (i bën thirrje të birit të mos e ndërpresë), të sigurohen që të hënën të kenë kartelë dhe të vijnë me makinën e tyre, nëse s’punojnë dot nga shtëpia.”-u shpreh ai. 

Rama tha se mediat, do të jenë të detyruara të zbatojnë urdhërin e AMA-së për të mos zhvilluar programe me më shumë se dy persona.

“Po sot, kemi punuar për aktin normative për masat dhe sanksionet, ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe do të përshkallëzohen. Mediat të ndërpresin çdo program me më shumë se 2 persona. Mediat ku punohet me kondicioner dhe ka më shumë se 2 persona për spektakël janë vatra të rrezikshme për armikun e padukshëm. Evitoni kondicionerët, hapni dritaret. Kështu miq, kjo do të jetë jeta jonë në periudhën që kemi para. S’na falet të bëjmë tjetër në këtë të keqe të madhe që na zuri.”-tha kryeministri. 

Përsa i përket mbylljes së kufirit me Greqinë, Rama tha se do të jetë i hapur vetëm për makinat private që hyjnë nga Greqia apo dalin nga vendi ynë.

“Themelorja e kësaj lufte. Shumëkush vazhdon ti bjerë. S’do të ndjejë kurrë asgjë dhe kurrë s’do e dijë nëse e ka marrë koronën. Secli duhet të sillet sikur e ka koronën dhe duhet të ruajë të tjerët. E dyta, s’mjaftojnë disa shenja gripi për t’u alarmuar. Masat shtrënguese, s’dimë si do të veprojmë, askush në botë nuk e di. Ama, sa më shumë të shtrëngohemi sot, aq më shumë kemi bërë tonë. Durim miq, aspak frikë por shumë shumë kujdes. 80% e atyre që kanë simptoma kanë sukses duke ndenjur në shtëpi. Sot, ndërpremë fluturimet, transportin detar dhe autobusët me Greqinë. Autoveturat do të vijojnë normalisht.”-tha Rama. 

 

Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të mos alarmohen pasi numri i të prekurve do të rritet.  “Rritja e numrave të të prekurve do të vijojë dhe sot nuk e kemi dot përgjigjen se sa lart do të ngjitet kurba. Ndjesë atyre që kanë qenë të vëmendshëm në thithjen e informacionit do t’u duket përsëritje. Nuk është një kriter për t’u shqetësuar, që nëse ke ardhur nga Italia duhet të bësh testin. 70% e atyre nuk do ta ndjejnë fare që e kanë marrë. Secili prej nesh duhet të sillet sikur ta kemi. Shumëkush nënshtrohet me të drejtë se deri kur do t’u nënshtrohemi masave, sidomos për lëvizjen me makinë. Por këtënuk e dimë. Ajo që dimë është se sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më mirë do të jetë e ardhmja. Kështu që durim miq, duri. Mos harroni që 80% e atyre që kanë simptoma, e kalojnë me sukses sfidën, duke bërë ato që kemi bërë kur jemi me grip. Për momentin autoveturat do të vazhdojnë të lëvizin normalisht.”-tha Rama. 

Gjithashtu, kryeministri bëri me dije se përveç Greqisë, kufijtë i ka mbyllur edhe Maqedonia e Veriut dhe Turqia. “U informuam sot se Maqedonia e Veriut ka vendosur të mbyllë kufijtë, pak më parë edhe Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturimet nga Europa. Kjo është një gjë e duhur. Zinxhiri i tregtimeve shtrihet përtej qarqeve të mëdha, kudo do të mbyllen lokalet sipas të njëjtave kategori si në Tiranë e Durrës”-tha Rama. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.G;F.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll