Politike

FOTO-LAJM/ Kryemadhi i hekuros këmishën Metës: Përshëndes gratë, nënat, gjyshet, duhet mirëqenia e familjes

14 Mars 2020, 11:11 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Kryemadhi i hekuros këmishën Metës:

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi na ka treguar sot një tjetër anë të sajën, atë të zonjës së shtëpisë. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke i hekurosur këmishën bashkëshortit të saj, i cili mban postin e presidentit të vendit, Ilir Metës.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi u ka uruar të gjithëve Ditën e Verës, veçanërisht të gjitha grave që në këtë kohë vetë-izolimi nga koronavirusi i janë dedikuar higjenës së shtëpisë. 

Në foton e postuar, ajo shfaqet në dhomën e hekurosjes, ku edhe po punon me nëj këmishë të bardhë, ndërsa pas saj vihen re edhe të gjitha veshjet e tjera që Kryemadhi i ka kuruar në detaje.

Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes,”– shkruan Kryemadhi. 

POSTIMI I PLOTË:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi monika kryemadhi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi monika kryemadhi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll