Politike

‘Do t’ju trokasë policia në derë’, Rama nxjerr SMS-në për ata që kanë hyrë nga Italia: Ju kemi identifikuar, vetë

13 Mars 2020, 17:32 Nga DOSJA

TIRANË- Shqiptarët që kanë hyrë nga Italia gjatë 2 javëve të fundit janë identifikuar nga Policia e Shtetit. Kryeministri Edi Rama, thotë se autoritetet kanë numrat e telefonit dhe adresat dhe se tashmë iu është dërguar mesazhi paralajmërues. Rama shton se të gjithë qytetarëve të kthyer nga ky vend, do t’ju bëhet verifikimi nga Policia për të parë nëse janë vetë-karantinuar.

NJOFTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

? POLICIA E SHTETIT KA IDENTIFIKUAR TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË QË KANË HYRË NGA ITALIA NË 14 DITËT E FUNDIT. PASI KA DISPONUAR NUMRAT E TELEFONIT DHE ADRESAT E TYRE PO VAZHDON OPERACIONIN E POSAÇËM TË SENSIBILIZIMIT DHE MONITORIMIT TË TYRE

 

? BASHKËNGJITUR ËSHTË MESAZHI QË U ËSHTË DËRGUAR KËTYRE QYTETARËVE DHE DO TË VIJOJNË TROKITJET NË DYERT E TYRE PËR T’U SIGURUAR SE PO ZBATOJNË DETYRIMIN E VETËKARANTINIMIT 14 DITOR

? NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE NDRYSHE NUK FITOHET!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll