Politike

“Na akuzoi për panik dhe tani bërtet për luftë”, PD-ja publikon videon e Ramës, deklaratat ndryshe të kryemini

13 Mars 2020, 19:14 Nga DOSJA
“Na akuzoi për panik dhe tani bërtet për luftë”,

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama dëgjohet të thotë më datë 27 shkurt se Shqipëria nuk kërcënohet nga koronavirusi, dhe në 2 mars apo 12 mars, dëgjohet që tregon një plan masash. Sipas PD-së, Rama duhet ta kishte dëgjuar Opozitën që në fillim kur tha se duheshin marrë masa. Selia blu shton se ata nuk përhapën panik por treguan një situatë reale, që sipas tyre vetëm Rama nuk e kuptonte.

Po! Është ai “Alo, Edi jam”! Ndryshe tha në 27 Shkurt, ndryshe në 2 Mars, ndryshe në 12 Mars! Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë! Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama! Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!”– shkruan PD-ja. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama partia demokratike plani i masave per covid-19 edi rama partia demokratike plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll