Politike

Koronavirusi/ Shahini: Nxënësit kthehen në shkolla më 23 mars, si do vlerësohen leksionet e marra dhe plani i ministrisë

13 Mars 2020, 17:43 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Shahini: Nxënësit kthehen në shkolla më 23

TIRANË–  Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se mësimi në shkolla është planifikuar që të nisë më datë 23 mars. në një dalje live nga faqja e saj zyrtare në Facebook, Shahini shprehet se të gjitha godinat e shkollave po dezinfektohen të gjithë në mënyrë që fëmijët të kthehen pa frikë në bankat e tyre. Përsa u përket leksioneve, ministrja Shahini tha se mësimi do të vijë nga pika ku janë lënë në momentin e shkëputjes nga kontakti fizik me mësuesit. Ajo shtoi se leksione në televizion janë më tepër për të mos mbetur pas nxënësit, ndërkohë që të gjitha do të përsëriten kur të futen në shkolla.

“Dua të adresoj disa nga pyetjet që më keni dërguar. planet tina janë që shkollat të fillojnë më datë 23 marsnëse do të ketë shtyrje do t’ju lajmërojmë, ndërkohë që oplanet aktuale janë për të rinisur mësimin më 23 mars. disa nga shkollat janë dezinfektuar këtë javë, të tjerat do të dezinfektohen javës tjetër.  Kur të fillojë shkolla të gjitha leksioneve që janë dhënë përmes RTSh-së do t’u bëhet edhe një përsëritje. ati janë një formë që të mos mbesin mbrapa xënësit. kjo nuk e zëvendëson punën që bëhet direkt me mësuesit, kështu që qëndronin në kontakt me ta.  Për nxënësit e fillores janë mbyllur xhirimet dhe javës që vjen ekrani do u dedikohet atyre. gjuhët e huaja nuk do të bëhen për momentin, por nëse vendoset shtyrja e mësimit, do të bëhet edhe për gjuhët e huaja dhe artet,”– tha Shahini.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi besa shahini koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll