Politike

U betua para sallës bosh, Meta uron presidenten e re të Greqisë: Sukese në postin e lartë

13 Mars 2020, 18:24 Nga DOSJA
U betua para sallës bosh, Meta uron presidenten e re të Greqisë:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përcjellë urimet e tij për Presidenten e re të Republikës Helenike, Katerina Sakellaropoulou, e cila u betua ditën e sotme nësallën bosh të Parlamentit. Në një status në rrjetet sociale, Meta shkruan se është i sigurtë se bashkëpunimi i tyre do të forcohet më tej.

Me rastin e betimit sot si Presidente e re e Republikës Helenike, kam kënaqësinë t’i uroj Sh.S.Znj. Katerina Sakellaropoulou sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë dhe post shumë të rëndësishëm. I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit, dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë,”- shkruan Meta në Facebook.

Presidentja e Republikës Greke, Katerini Sakellaropoulou, ka bërë sot betimin përpara një parlamenti bosh. Sipas mediave vendase, ajo do të marrë detyrat që i takojnë, në një ceremoni, ku do të ketë shumë pak të ftuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta katerina sakellaropoulou ilir meta katerina sakellaropoulou

Sondazh

Poll