Politike

Koronavirusi/ ‘Dy fazat parandaluese dështuan’/ Bardh Spahia bën analizën: Ja ku duhet të fokusohet tani qeveria

13 Mars 2020, 17:16 Nga DOSJA
Koronavirusi/ ‘Dy fazat parandaluese dështuan’/ Bardh Spahia

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka bërë një analizë lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri. Spahia, me profesion mjek, është shprehur se qeveria dështoi në dy fazat e para që janë parandalimi i pandemisë dhe gjurmimi e izolimi i rasteve të prekura.

Sipas tij, tanimë qeveria duke të fokusohet në fazën e tretë, e cila është pajisja e spitalave me të gjithë logjistikën e duhur për të përballuar fluksin e të infektuarve.

“Tani duhet të merren masa urgjente për të rritur kapacitetet trajtuese, duke siguruar hapësirat, logjistikën, pajisjet dhe personelin e mjaftueshëm për terapi intensive dhe reanimacion.  Njëkohësisht është e domosdoshme të sigurohen kushtet e nevojshme mbrojtëse për personelin mjekësor të urgjencës, por edhe të të gjithë sistemit shëndetësor në vend,”-shkruan në statusin e tij demokrati.

POSTIMI I PLOTË:

KORONAVIRUSI, JA SI DUHET RIKUPERUAR DESHTIMI NE DY FAZAT E PARA Pasi iu shpif njerezve edhe neper celulare, pa u respektuar privatesine, kryeministri u shfaq i veteizoluar ne bunkerin e Surrelit. Lajm i mire, se mbase do kete kohe te lexoje per te kuptuar se ka deshtuar ne menaxhimin fillestar te kesaj situate, por e ka nje shans te reagoje si duhet, per te rikuperuar gabimet trashanike te bera deri tani. Qeveria dhe strukturat e saj kane deshtuar krejtesisht ne DY FAZAT E PARA dhe shume te rendesishme: parandalimin e prekjes nga virusi dhe gjurmimin e izolimin e rasteve te prekura, dy faza keto tejet vendimtare per te ulur ne minimum dhe per ta shtrire ne kohe, paraqitjen e rasteve me te renda dhe atyre me komplikacione, te cilat do kene nevoje per shtrim ne spital apo terapi intensive dhe reanimacion. Kjo situate do rrezikoje ta beje te pamundur perballimin e trajtimit sipas protokollit, te pacienteve ne gjendje te rende, ne rast shtimi te fluksit te ketyre pacienteve, pikerisht nga mungesa e theksuar e kapaciteteve logjistike dhe njerezore, duke bere qe te deshtonte edhe FAZA E TRETE. Pikerisht per te evituar kete situate, ishte jashtezakonisht e rendesishme menaxhimi ne menyren e duhur i dy fazave te para, ato qe kryeministri me papergjegjshmeri nuk i konsideronte te rendesishme dhe qe e kaloi lehte duke thene: “virusi do shperndahet kudo dhe ne nuk e ndalojme dot”. TANI duhet te merren masa urgjente per te rritur kapacitetet trajtuese, duke SIGURUAR HAPESIRAT, LOGJISTIKEN, PAISJET DHE PERSONELIN E MJAFTUESHEM PER TERAPI INTENSIVE DHE REANIMACION. Njekohesisht eshte e domosdoshme te sigurohen KUSHTET E NEVOJSHME MBROJTESE PER PERSONELIN MJEKESOR te urgjences, por edhe te te gjithe sistemit shendetesor paresor ne te gjithe Shqiperine, i cili po perballet ne vije te pare me kete virus. Pra, SOT eshte e rendesishme te lihet menjane deliri e propaganda, e ti paraprijme situatave qe do krijohen dhe jo te mjaftohemi me regjistrimin e pasojave. Duhej ta kishim bere me kohe ne fakt po te kishim shtet por ne kemi klloun ekranesh.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 bardh spahia koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll