Politike

Shqipëria mbyll kufijtë me Greqinë/ Rama: Nga nesër, pas orës 10:00 të paradites ndalohen hyrje-daljet me avion, tragete d

13 Mars 2020, 16:55 Nga DOSJA
Shqipëria mbyll kufijtë me Greqinë/ Rama: Nga nesër, pas

TIRANË- Ora 10:00 e paradites së të shtunës do të shënojë edhe mbylljen e kufirit Shqipëri-Greqi. Kjo do të thotë, se çdo linjë ajrore apo tokësore nuk do të kryejë më asnjë transport pasagjerësh në Shqipëri apo anasjelltas. Lajmi jepet nga kryeministri Edi Rama, i cili shton sloganin: Frikë aspak, kujdes po!

POSTIMI I PLOTË:

? DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS!

? NJËSOJ SI ME ITALINË TRANSPORTI I MALLRAVE DO TË VAZHDOJË NORMALISHT

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Pas kryeministrit, një njoftim e dha edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, që bëri me dije se të gjitha linjat e trageteve Shqipëri-Greqi, pezullohen deri në një urdhër të dytë. DPD shton se mallrat për Shqipërinë mund të vijnë nga të gjitha linjat e tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portete Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia per ne Shqiperi dhe anasjelltas.

Njoftim për shtyp.

?Njoftim në lidhje me përditësimin e situatës për COVID-19 dhe lëvizjen e pasagjerëve nëpërmjet transportit detar për/nga Shqipëria dhe Greqia

Pas ndryshimit të situatës ne Greqi për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se nga data 14.03.2020:

?Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarande.

? Të gjitha linjat e trageteve mes Greqise dhe Shqiperisë bllokohen deri ne nje urdher te dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë apo ne drejtim te Greqisë.

?Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portete Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia per ne Shqiperi dhe anasjelltas.

Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për Linjat : Sarande-Korfuz-Sarandë Që të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandes dhe Korfuzit.

⚠️Të lajmërohen pasagjërët në sportelet e porteve për urdhërin e bllokimit të lëvizjes nga Greqia në drejtim të Shqipërisëdhe anasjelltas. Thyerja e ketij urdheri nga operatorët do klasifikohet shkelje e rende dhe do ju hiqet licensa e aktivitetit te transportit nderkombetar te udhetarevë.

Edhe Greqia është prekur nga COVID-19. Shteti fqinj, ku jetojnë me mijëra shqiptarë ka rreth 100 të prekur, ndërkohë që në Shqipëri numri rritet dita-ditës.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll