Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Qeveria holandeze propozim për çeljen e negociatave me kusht

13 Mars 2020, 15:06 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Qeveria holandeze propozim për

Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike ka mundur të sigurojë detaje nga ky propozim.

“Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik.

Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vettingun, Ligjin për Median dhe Reformën Zgjedhore.

Kështu më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në parlament. Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë. Me rastin më të mirë, parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave per shqiperine qeveria holandeze celja e negociatave per shqiperine qeveria holandeze

Sondazh

Poll