Bota

Arrin në Romë ekipi i mjekëve kinezë: Ne do t’ju ndihmojmë të luftoni koronavirusin

13 Mars 2020, 13:47 Nga DOSJA
Arrin në Romë ekipi i mjekëve kinezë: Ne do t’ju

ITALI–Italia po ndihmohet shumë nga qeveria kineze ndërkohë që është “pushtuar” nga virusi vdekjeprurës pothuajse prej një muaji.

Sëfundmi mediat e huaja kanë shkruar për lajme të mira që vijnë nga ambasada kineze në Itali, ku përveç ndihmave të shumta materiale, veçanërisht pajisjeve për mushkëritë, Kina ka dërguar një ekip ekspertësh mjekësorë për shpëtimin e pacientëve në Itali i cili ka luftuar shumë kundër koronavirusit në Wuhan muajve të fundit.

Ekipi tashmë ka mbërritur  në Romë së bashku me pajisjet e shumta të premtuara nga qeveria kineze.

Është një ekip prej nëntë mjekësh që janë specializuar në Covid-19 muajt e fundit. Në grupin e punës përfshihen mjekë nga institucione të ndryshme, përfshirë Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Spitalin e Kinës Perëndimore në Provincën Sichuan.

Përveç përvojës së tyre, mjekët kinezë do të sjellin me vete ilaçe të reja bimore që kanë pasur një sukses të jashtëzanshëm për pacientët e sëmurë në Kinë. Një prej tyre është kapsula Lianhuaqingwen.

“Kapsula Lianhuaqingëen ka rezultuar e efektshme në trajtimin e Covid-19. Vende të tjera kanë filluar të mësojnë efektivitetin e trajtimit me ilaçe tradicionale kineze.”– tha ekipi i mjekëve.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: inmeteo.net 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina koronavirusi ne itali kina koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll