Bota

Frika nga koronavirusi, përshëndetja indiane ‘Namaste’ shpëton edhe liderët botëror, takimi mes Trump dhe Princ

13 Mars 2020, 12:40 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, përshëndetja indiane ‘Namaste’

SHBA – Mes masave të reja e mjaftë të forta që janë vënë në përpjekje për të shmangur koronavirusin kinez, është distanca 1 metër mes dy personave si edhe mos takimi i duarve por përshëndetja prej larg.

Tashmë për këtë  shkak për të mbajtur sa më larg virusin  shumë njerëz nëpër botë po përdorin përshëndetjen indiane që quhet “Namaste”, përfshirë këtu edhe liderët botërorë.Ka qenë kryeministri indian Narendra Modi i cili mendoi se kjo metodë duhet treguar edhe për botën që të përshëndeten në këtë mënyrë në këtë kohë koronavirusi.

Ndërkohë në një video të publikuar nga BBC shihet që edhe Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur Princin Charles me “Namasten” indiane dhe pa shtërngim duarsh sikurse ndodh gjithmonë.

Kjo video është bërë shumë  virale, ku tregohet se edhe liderët më të fuqishëm po përdorin në metodë ndryhe përshëndetje për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba shba donald trump koronavirusi ne shba shba

Sondazh

Poll