Bota

Koronavirusi ‘mbërthen’ Francën, Macron merr masat e reja: Nga e hëna mbyllen shkollat dhe universitetet

13 Mars 2020, 11:08 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘mbërthen’ Francën, Macron merr masat e reja:

FRANË– Koronavirusi, kjo pandemi globale është përhapur në 118 shtete të botës ku ka shkaktuar viktima në një numër të lartë, si dhe të infektuarit shtohen orë pas ore.

E prekur nga koronavirusi edhe Franca ka nisur të ndërmarrë masa mbrojtëse për vendin sepse sipas Presidentit francez, Emmanuel Macron  ky virus vdekjeprurës kinez  mund të ketë një “valë të dytë”  që mund të prekë edhe të rinjtë.Për këtë shkak Presidenti Macron ka marrë vendimin që prej së hënës Franca do mbyllë shkollat, kopshtet, universitetet dhe shtëpitë e të moshuarve, në mënyrë që të shmangin përhapjen e koronavirusit.

Macron ndër të tjera deklaroi se  kjo është emergjenca më e rëndë shëndetësore në 100 vitet e fundit që ka përjetuar Franca.

Ndërkohë brenda territorit të Francës numri i të infektuarve ka shkuar mbi 2900, ndërsa numri i viktimave është rritur në 61.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron koronavirusi ne france emmanuel macron koronavirusi ne france

Sondazh

Poll