Bota

Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë kinez: Ushtria amerikane solli epideminë në Wuhan, SHBA na ka borxh një shpjegim

13 Mars 2020, 10:24 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë kinez: Ushtria amerikane

KINË– Kina po sheh një ulje  të ndjeshjeme të rasteve nga koronavirusi, paçka se për më shumë se dy muaj ky virus vdekjeprurës bëri kërdinë ku ka marrë mbi 3000 jetë njerëzish vetëm në territorin kinez.

Ndërkohë zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës Zhao Lijian ka bërë një deklaratë të fortë  sa i përket burimit nga ku lindi koronavirusi.

Sipas  Zhao Lijian ushtria amerikane është ajo që mund të ketë futur koronavirusin në qytetin kinez Ëuhan, që tashmë është cilësuar si epiqendra e këtij virusi vdekjeprurës.

Kjo deklaratë e fortë është një formë kundërpërgjigjie kundrejt zyrtarëve amerikanë, që kanë deklaruar se autoritetet kineze kanë vepruar me ritme të ngadalta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit si edhe për mos transparencë.

Një ditë më parë këshilltari amerikan për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, u shpreh se shpejtësia me të cilën Kina ka vepruar për të parandaluar koronavirusin i ka kushtuar shumë botës, sepse sipas tij vendet e tjera kanë pasur mundësinë të marrin masat paraprakisht ende pa u prekur.

Me tone  të larta Zhao Lijian, në rrjetet sociale ka shkruar se janë Shtetet e Bashkuara ato që iu mungon transparenca dhe jo Kina: Ku filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Ndoshta ushtria amerikane është ajo që solli epideminë në Wuhan. Ju lutem jini transparent. I bëni publike të dhënat tuaja. SHBA-të na e kanë borxh një shpjegim.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: Thestar.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë shba ushtria amerikane wuhan zhao lijian koronavirusi në kinë shba ushtria amerikane wuhan zhao lijian

Sondazh

Poll