Bota

Luftë për mbijetesë/ Pamjet e frikshme nga qyteti tajlandez, majmunët e uritur përleshen për ushqim, koronavirusi largon t

13 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
Luftë për mbijetesë/ Pamjet e frikshme nga qyteti tajlandez,

TAJLANDË– Tajlanda një ndër vendet më të vizituara në botë, është boshatisur nga turistët si rrallë herë më parë dhe ka pritur sëfundmi disa “turistë” jo të zakonshëm.

Mediat e huaja kanë  publikuar disa foto ku shihet se qindra mjamunë të egër kanë mbushur qytetet tajlandeze, dhe të gjithë së bashku kanë  luftuar për një banane, ushqimi i  tyre më  i preferuar.

Këtë herë me rrugët  bosh të qyteteve kanë qenë majmunët ata që kanë tërhequr vëmendjen me luftën e  tyre për një banane, pasi kur kishte turistë ishin këta të fundit që ushqenin majmunët.

Përmes një video të publikuar nga mediat e huaja duken pamjet e frikshme në qytetin e Lopburit, ku majmunët janë në luftë për mbijetesë, dhe sulmojnë njëri-tjertrin për ushqim.

“Dukeshin më shumë si qen të egër sesa majmunë. U bënë si të çmendur për një copë ushqim,  duhet të kenë qenë shumë, shumë të uritur.- tha një qytetar që  regjistroi videon.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: marketwatch.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne tajlande majmunet e uritur koronavirusi ne tajlande majmunet e uritur

Sondazh

Poll