Bota

Frika nga koronavirusi, pezullohet mësimi në pesë shtete amerikane

13 Mars 2020, 12:22 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, pezullohet mësimi në pesë shtete

SHBA– Amerika po ndërmerr masa të forta sa i përket  menaxhimit të situatës së koronavirusit në vend, ku ditë pas  dite është parë një rritje e ndjeshme e viktimave dhe të sëmurëve nga ky virus vdekjeprurës.

Ditën e sotme pas  zbatimit për pezullimin e ushërimeve në Europë, SHBA ka reaguar sërish në  mbrojtjen kundër koronavirusit duke mbyllur të gjitha institucionet arsimore në 5 shtete.

Kentucky, Maryland, Ohio, Michigan dhe Neë Mexico janë 5 prej shteteve të para amerikane që  kanë marrë një masë drastike për të luftuar virusin kinez.

Një vendim i tillë mund të merret sëshpejti edhe në Uashington, ndërkohë autoritet përkatëse njoftuan se edhe shumë shkolla  të tjera duhet të bëhen gati  për t’u mbyllur si shkak i COVID-19.

Mësohet se në  Maryland shkollat do të mbyllen për të paktën një periudhë dy javore, nga data 16 deri në 27 mars.

Edhe në Ohio do të pezullohen shkollat nga 16 marsi deri në 3 prill.

Shkolla të  tjera janë mbyllur edhe më parë në Amerikë për të shmangur infeksionin e koronavirusit.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: nytimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 5 shtete mbyllin shkollat ne shba koronavirusi ne shba 5 shtete mbyllin shkollat ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll