Bota

Greqia merr masa të forta, grupi me 150 oficerë do të gjurmojë personat që kanë pasur kontakt me rastin e konfirmuar me ko

13 Mars 2020, 10:50 Nga DOSJA
Greqia merr masa të forta, grupi me 150 oficerë do të

GREQI– Greqia po ndërmerr masa të forta pasi u shënua edhe viktima e parë nga koronavirusi, e numri i të infektuarëve është gjithmonë e nën rritje.

Për këtë shkak sëfundmi qeveria greke nisur të zbatojë planin e saj Artemis për të menaxhuar situatën e koronavirusit, që prej ditës së sotme.

Ky plan i ri dhe menaxhimi i situatës emergjente po koordinohe nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

Ndër masat e marra përfshihet mbyllja e teatrove për një periudhë dyjavore, gjithashtu edhe gjykatat, kinematë, palestrat, terrenet sportive dhe klubet nuk do të zhvillojnë aktivitetin e tyre për 14 ditët e ardhshme në përpjekje të shmangies së virusit.
I gjithë mekanizmi i menaxhimit të krizave do të drejtohet nga “GADA”, Selia e Policisë së Attika, Zjarrfikësit dhe Policisë greke ELAS.

Është një grup prej 150 oficerësh të stërvitur e të trajnuar nga GADA, të cilët do të gjurmojnë dhe identifikojnë njerëzit që kanë pasur kontakt me personat e infektuar.

Menjëherë pas identifikimit këta persona do të merren dhe do të futen në karantinë.

Ndërkohë është thënë se nëse rastet e reja të personanve të infektuar do të kenë një shtrirje më të gjerë gjeografike, Sekretari i Përgjithshëm do të japë urdhër për ngritjen e spitaleve në natyrë, zona në të cilat pacientët tejkalojnë kapacitetet e kujdesit intensiv.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: ekathimerini.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll