80-vjeçari në Kosovë dyshohet se është me koronavirus, mbyllen në karantinë mjekët e urgjencës së Komunës së Vitisë
13 Mars 2020, 12:56Nga DOSJA
Kosovë- Personeli i Ugjencës Komunës së Vitisë në Kosovë është futur në karantinë, pasi një person rreth të 80’ve dyshohet se është infektuar me koronavirus. Mediet vendase shkrujanë se i gjithë stafi mjekësor që ka qenë në kontakt me të moshuarin është karantinuar.
“Po, është shumë e vërtetë që është mbyll emergjenca në Viti. ka qenë një rast dmth që është i dyshuar, ka shkuar prej neve në Gjilan si grip , pra si gjendje gripoze. Nuk është dyshuar që është i prekur me koronavirus, pra është dyshuar veç për gjendje gripoze, por në bazë të informatave jo zyrtare kemi marrë vesh që rasti ka shkuar në Prishtinë, për dyshim me virus. Prandaj ne si kemi ardhur sot në mëngjes kemi mbyllur emergjencën dhe e kemi bërë pastrimin dhe aktualisht jemi duke funksionuar në objektin tjetër”, është shprehur Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni.
Në Kosovë deri më tani nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus. Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarave ka shkuar në 33. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA – Mes masave të reja e mjaftë të forta që janë vënë në përpjekje për të shmangur koronavirusin kinez, është distanca 1 metër mes dy personave si edhe...
SHBA– Amerika po ndërmerr masa të forta sa i përket menaxhimit të situatës së koronavirusit në vend, ku ditë pas dite është parë një rritje e ndjeshme e vikti...
VATIKAN– Papa Françesku në meshën e kësaj të premteje u lut për pastorët, që ata të mund të dallojnë mirë masat e duhura për të mbrojtur famullistët e ty...
TAJLANDË– Tajlanda një ndër vendet më të vizituara në botë, është boshatisur nga turistët si rrallë herë më parë dhe ka pritur sëfundmi disa “turistë” jo t...
FRANË– Koronavirusi, kjo pandemi globale është përhapur në 118 shtete të botës ku ka shkaktuar viktima në një numër të lartë, si dhe të infektuarit shtohen...
GREQI– Greqia po ndërmerr masa të forta pasi u shënua edhe viktima e parë nga koronavirusi, e numri i të infektuarëve është gjithmonë e nën rritje.Për këtë shka...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka marrë masa kundër COVID-19, edhe pse ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ...
ITALI– Italia “vatra” e koronavirusit në Europë, ka shënuar 1016 viktima nga koronavirusi dhe mbi 15 të infektuar në të gjithë territorin e saj, ndërkohë që bi...
Taiwani– Koronavirusi ka përfshirë pothuajse të gjithë botën mbarë, ku numri i viktimave dhe të infektuarëve nga virusi është rritur ndjeshëm. Shumë vende kan...