Politike

Meta dekreton Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën si anëtarë të Gjykatës së Lartë

Meta shkruan se ka siguruar një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës.
Featured image of article: Meta dekreton Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën si anëtarë të Gjykatës së Lartë

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur që të dekretojë sot 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se Presidenti pasi ka shqyrtuar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 05.03.2020 ka vendosur dekretimin e anëtarëve të GJ-së.

Po ashtu në njoftim bëhet me dije se ka shqyrtuar edhe: Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”; Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe” dhe Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”.

Meta shkruan se ka siguruar një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të: Sokol Sadushaj; Ervin Pupe dhe Ilir Panda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti shprehet se ka vlerësuar këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë,  është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment