Aktualitet

“Do ta fitojmë luftën”/ Mjeku Tritan Kalo thirrje shqiptarëve: Vetëndërgjegjësim, mos krijoni mbingarkesë të panevoj

13 Mars 2020, 10:11 Nga DOSJA
“Do ta fitojmë luftën”/ Mjeku Tritan Kalo thirrje

Tiranë-Mjeku Tritan Kalo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ai është shprehur se qytetarët nuk duhet që të jenë në panik por nuk duhet të  krijojnë mbingarkesë të panevojshme nëpër spitale. 

Reagimi i plotë:

NUKU është sakrificë…NUKU është asnjë shkelje e të drejtave tuaja themelore….QËNDRIMI në shtëpi është vetëm e vetëm përforcim i të drejtave tuaja për JETËN, për triumfin e saj ndaj rrezikut vdekjeprurës, që MUNDET t’ju vijë në këto momente të Epidemisë së Covid-19…..VETNDËRGJEGJËSIMI ishte, është dhe do të mbetet “kyçi i artë” për përballjen me këtë sëmundje…..NUKU është aspak vetflijim për ju por vetëm e vetëm për Mjekët, Infermjerët, Imazheristët, Farmacistët, Sanitaret dhe i gjithë stafi mbështetës në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, i cili vigjilon për jetët tuaja….NA NDIHMONI që të kemi mundësinë t’ju ndihmojmë brënda kapaciteteve tona në betejën kundër Covid-19, duke mos u rrezikuar të infektoheni me shkeljen e shumë rregullave të arta të vetëizolimit, kufizimit të lëvizjeve, mos grumbullimit në mjedise publike, kujdesit ndaj higjenës personale dhe asaj kolektive, përkujdesit ndaj të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë si më të ekspozuarit dhe më të kërcënuarit, ushqehuni shëndetshëm, uji, çaji apo lëngjet e ndryshme duhet t’a mbajnë kurdoherë të njomë fytin tuaj, mos teshtini apo pështyni pa e kufizuar hedhjen e tyre në mjedisin rrethues…KUPTONI e ZBATONI me korrektesë udhëzimet e mjekëve dhe te Autoritetev Ligjzbatuese….MOS u panikoni dhe krijoni mbingarkesë të panevojëshme për kapacitet e Shërbimeve Mjeksore Publike….JEMI së bashku në këtë betejë për vijimësinë e jetës…..Si MANTELBARDHË Ju duam dhe Ju mirëkuptjmë, POR edhe Ju duhet të na mirëkuptoni dhe të respektoni ato çka Ju këshillojmë….We will win that war!!!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll