Aktualitet

Dhjetra të prekur nga koronavirusi, Kosova mbyll kufirin me Shqipërinë, ja kategoritë që lejohen të kalojnë

13 Mars 2020, 09:44 Nga DOSJA
Dhjetra të prekur nga koronavirusi, Kosova mbyll kufirin me

MORINË– Qytetarët e Kosovës nuk do të lejohen që të hyjnë në territorin e Shqipërisë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Qendra për Menaxhim Kufitar, të cilët kanë saktësuar se për në Shqipëri do të lejohet hyrja vetëm e veturave shëndetësore, ndihmës së shpejtë, automjeteve qeveritare dhe automjeteve që shpërndajnë mallra.

Masa e marrë nga autoritetet kosovare do të zgjasë deri më 15 mars, deri më ditën kur përfundon edhe “shtetrrethimi” i qytetarëve të Shqipërisë.

Ndërkohë deri më tani Kosova nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirusi, ndonëse Shqipëria dhe Serbia, dy shtete që e kufizojnë numërojnë disa raste, madje edhe viktima. Deri më tani në QKUK janë bërë disa qindra analiza por kanë rezultuar negative. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll