Aktualitet

Lëviznin me mjete nëpër qytet/ Policia ndalon 26 shoferë në Vlorë dhe Fier, iu merr edhe çelësat e makinave

13 Mars 2020, 09:36 Nga DOSJA
Lëviznin me mjete nëpër qytet/ Policia ndalon 26 shoferë

Vlorë- Policia e Vlorës ka ndaluar 6 shoferë dhe ka ndaluar mjetet e tyre, pasi ditën e sotme po lëviznin nëpër qytet, duke thyer kështu urdhrin e Policisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia u ka marrë shoferëve edhe çelësat e makinave të tyre. Po, kështu në Fier janë ndaluar dhe  gjobitur 20 drejtues mjetesh, pasi po ecnin nëpër rrugët e qytetit me makinat e tyre.

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, deri mesnatën e dielës, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. Ata që do të duhet me patjetër që të transportohen për në spital apo edhe në aeroportin e Rinasit do të duhet që ta provojnë me dokumente itinerarin e tyre.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll