Aktualitet

Nuk iu bindën urdhrit dhe dolën me makinën private, Policia ndalon 50 persona

13 Mars 2020, 09:06 Nga DOSJA
Nuk iu bindën urdhrit dhe dolën me makinën private, Policia

TIRANË- Policia në Tiranë, Durrës e në qytetet e tjera që janë në ‘shtet-rrethim’ ka ndaluar 50 persona të cilët nuk i janë bindur urdhrit për të mos lëvizur me makina të tyre.

Sipas informacioneve mësohet se deri tani numri i të ndaluarve është 50, pasi janë kapur në rrugë me makinat e tyre personale dhe pa autorizim. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se më shumë persona e kanë thyer urdhrin në Tiranë e Durrës, por të ndaluar ka dhe në Lezhë. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim

Sondazh

Poll