Aktualitet

Lezha nuk i bindet ‘shtet-rrethimit’, vijon lëvizja e makinave private

13 Mars 2020, 07:46 Nga DOSJA
Lezha nuk i bindet ‘shtet-rrethimit’, vijon lëvizja e makinave

LEZHË- Kryeminsitri Edi Rama dhe Policia e Shtetit, ditën e djeshme me anë të një urdhri në kuadër të amsave për të paranaluar përhapjen e COVID-19, ndaluan qarkullimin e mjeteve, në Tiranë, Durrës, Lezhë e qytete të tjera.

Por duket se këtij urdhri qytetarët e Lezhë nuk i janë bindur dhe disa prej tyre kanë vijuar jetën njësoj edhe pse jemi në ‘shtet-rrethim’. Sipas infomacioneve bëhet me dije se edhe sot ka vijuar lëvizja e makinave pritave duke thyer kështu urdhrin dhe të gjithë rrezikojnë gjobë deri në 5 mijë Euro.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi shqiperia ne shtet rrethim

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 06:14

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...