Aktualitet

Koronavirusi/ Vetëizolohen dibranët, asnjë makinë në rrugë, banorët qëndrojnë në shtëpi

13 Mars 2020, 09:21 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Vetëizolohen dibranët, asnjë makinë në

Dibër- Paralizohet qarkullimi ndërqytetas në qarkun e Dibrës. Mesa duket qytetarët janë të frikësuar nga koronavirusi dhe kanë vendosur që të qëndrojnë të izoluar.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme aksi nacional Peshkopi-Burrel është i boshatisur si kurrë më parë. Megjithëse në këtë aks lëvizin në ditë mijëra mjete, sot nuk ka asnjë të tillë në drejtim të Burreli apo Klosit.

Po kështu, gjatë ditës së djeshme ka pasur një dyndje të qytetarëve të Tiranës që ju janë drejtuar rretheve. Shumë qytetarë janë kthyer në vendlindjet e tyre pas vendimit të dalë për ndalimin e lëvizjeve në Tiranë e Durrës nga ora 6 e mëngjesit të kësaj të premteje deri në mesnatën e së dielës.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private.  E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vetëizolohen dibranët koronavirusi ne shqiperi vetëizolohen dibranët

Sondazh

Poll