Aktualitet

Sherr me thika në Korçë/ Plagoset rëndë 38-vjeçari, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës, arrestohen dy autorët

13 Mars 2020, 09:02 Nga DOSJA
Sherr me thika në Korçë/ Plagoset rëndë

Korçë- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, dy persona me iniciale R.Ç dhe I. A. plagosën me thikë 38-vjeçarin E.Pula, pas një konflikti për motive të dobëta. Burime për Dosja.al bëjnë me  dije se i 38-vjeçari i plagosur me thikë afër zemrës dhe është nisur drejt spitalit të Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Autorët janë arrestuar nga Policia.

Njoftimi i plotë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbremjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me mjet prerës një 38-vjeçar. Policia arreston në flagrancë dy autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbremjen e datës 12.03.2020, ku në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga këto struktutra u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. Ç., 38 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe shtetasit I. A., 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë shtetasin E. P., i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne korce sherr me thika në korçë plagosje ne korce sherr me thika në korçë

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 06:14

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...