Koronavirusi/ Lëvizën me makina nëpër Durrës, Policia ndalon 5 shoferët që nuk iu bindën urdhrit
13 Mars 2020, 08:32Nga DOSJA
Durrës-Polica në Durrës ka ndaluar 5 persona, pasi nuk ia janë bindur urdhrit që të mos lëvizin nëpër qytet mjetet e tyre. Burime policore bëjnë me dije se do të merren masa ndëshkuese për çdo person që nuk zbaton urdhërin e dhënë dje për ndalimin e lëvizjeve, masë kjo për mos përhapjen e koronavirusit.
Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm asnjë makinë private, taksi, apo urban nuk duhet të lëvizë në kryeqytet dhe Durrës. Po kështu, nuk lejohet transporti publik dhe me mjete private drejt Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. Ata që do të duhet me patjetër që të transportohen për në spital apo edhe në aeroportin e Rinasit do të duhet që ta provojnë me dokumente itinerarin e tyre.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndalaur dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja,al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Koronavirusi ka ‘paralizuar’ kryeqytetin. Në krye të detyrës në këto ditë të vështira janë mjekët, infermierët, sanitaret, policët dhe ushtarët. Bluzat ...
LEZHË- Kryeminsitri Edi Rama dhe Policia e Shtetit, ditën e djeshme me anë të një urdhri në kuadër të amsave për të paranaluar përhapjen e COVID-19, ndalua...
Tiranë- Duket se kjo pandemi botërore nuk do të ketë një vaksinë. Është kjo përgjigja që erdhi nga SHBA, nga mjeku Arban Domi, Drejtor i Zhvillimit të Vaks...
TIRANË- Ka shkuar në 33 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mes të prekurve është edhe një mjek. Nd...
Tiranë- Hyn në fuqi ‘shtetrrethimi”. Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm asnjë makinë private, taksi, apo urban nuk lëviz në kryeqytet. Në rrugët e kryeqyt...
Tiranë– Aktivisti Endri Shabani, për mesazhin e dërguar nga kryeministri Edi Rama në telefonat e shqiptarëve për situatën e koronavirusit në vend, ka deklaruar ...
Tiranë- Koronavirusui tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinon”, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero deklaroi se si...
Aktualitet13 Mars 2020, 06:14
Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...
TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka adersuar të gjitha shqetësimet e qytetaëve lidhur me paranë në një kohë kur për të paktën 3 ditë ...