Aktualitet

“Mos na shihni çuditshëm, lutemi për stafin”/ Mesazhi prekës i mjekëve dhe infermierëve të Infektivit: Jemi më të r

13 Mars 2020, 08:08 Nga DOSJA
“Mos na shihni çuditshëm, lutemi për stafin”/

Tiranë- Koronavirusi ka ‘paralizuar’ kryeqytetin. Në krye të detyrës në këto ditë të vështira janë mjekët, infermierët, sanitaret, policët dhe ushtarët. Bluzat e bardha të spitalit “Infektiv” kanë publikuar së fundmi një mesazh, ku theksohet se nuk duhet t’i shohim si të çuditshëm  vetëm se futen në karantinë. Ata shprehen se sot janë më të rrezikuar se mund të preken nga koronavirusi, por theksojnë se do ia dalim mbanë.

“Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , te kthyer ne karantin tashme⛔️❌. Jemi ne infermieret,mjeket,sanitaret ato q kemi qene gjithmon ne sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jone. Por ne jemi serisht te njejtet vecse ne nje mision te veshtire qe t gjithe ju sdo e kuptoni! Ne jemi me të rrezikuarit nga te gjithe , ne rrezik esht dhe familja jone ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshem e mos na pyesin si ja dalim ! Se ne të gjithe bashke ja dalim dhe të gjithe bashkë do dalim shendosh e mir nga ky mision ! Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ja dalim jam e bindur per kete !Ju lutem ju qendroni ne shtepi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem per stafin tim , per Kliniken e pare te spitalit infektivit !, thuhet në mesazhin  e mjekëve. 

Bilanci i COVID-19 është rënduar në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dy ditë më parë në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mjekët e spitalit infektiv koronavirusi ne shqiperi mjekët e spitalit infektiv

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 06:14

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...