Aktualitet

Vaksina për koronavirusin/ Mjeku Domi nga SHBA: Ja kur pritet të jetë gati, është në fazë laboratorike

13 Mars 2020, 07:40 Nga DOSJA
Vaksina për koronavirusin/ Mjeku Domi nga SHBA: Ja kur pritet të

Tiranë- Duket se kjo pandemi botërore nuk do të ketë një vaksinë. Është kjo përgjigja që erdhi nga SHBA, nga mjeku Arban Domi, Drejtor i Zhvillimit të Vaksinave në “Geovax”, një nga kompanitë e njohura të prodhimit të vaksinave në botë.

Dr. Domi, tha se kompania ku ai punon  është në fazën e zhvillimit të vaksinës në laborator, por deri në krijimin dhe përdorimin e saj do të duhet të kalojnë 1.5- 2 vjet. Megjithatë Domi tha se ngrohja e temperaturave pritet të sjellë përmirësim të situatës.

Arban Domi: Kemi filluar zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. E koncpetuam dhe po e ndërtojmë në laborator nëpërmjet mënyrave dhe teknikave molekulare dhe gjenetike, për ta vënë në provë tek kafshët. Është në fazë laboratorike dhe shpresojmë ta kemi gati në dy muajt e ardhshëm dhe në fillim të qershorit ta provojmë tek kafshët. Vaksina së pari konceptohet, në bazë të njohurive që kihet për virusin apo familjen e këtij virusi. Kjo vaksinë bazohet në bazohet në viruset sars dhe mërs. Faza e dytë është ajo laboratorike, përgatitja në laborator. Faza e tretë, testimi në kafshë.  Fillimishtr për të parë reagimin imunitar dhe më pas kafsha infektohet dhe shihet reagimi i vaksinës. Faza e katërt, është përgatitja për njerëzit por kjo kërkon rreth 6 muaj kohë. Testet tek njerëzit vzhdojnë 3-6 muaj. Dhe më pas prodhimi i vaksinës , që kërkon deri në 1 vit.

Blendi Fevziu: Sa kohë do duhet për ta patur këtë vaksinë?

Arban Domi: Në rastin më të mirë 1.5-2 vjet nga dita e sotme. Në kushte normale merr 15 vjet për t’u zhvilluar, në rastin konkret, po shkurtohen etapat. Me masat që po merren kudo nëpër botë, besoj në 2 muajt e ardhshëm, sidomos rritja e temperaturave do të favorizojë uljen e epidemisë.

Marrë nga Opinion.al 

J.V/Dosja.la

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arban domi koronavirusi ne shqiperi vaksina për koronavirusin arban domi koronavirusi ne shqiperi vaksina për koronavirusin

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 06:14

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...

Aktualitet 12 Mars 2020, 20:56

TIRANË-Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëi...